Elvis Demçe, i cilësuar si kreu i bandës më të fortë të krimit në kryeqytetin italian, Romë, kishte mbledhur foto, emra dhe detaje në lidhje me hetuesit që i ishin vënë pas klanit të tij mafioz. Ai donte që ata të vdisnin. Më 17 shkurt, Repubblica zbuloi planin e Demçes për të vrarë dy magjistratë romanë. Në përgjime ai e krahasonte veten me Escobar.
Repubblica shkuan se klani mafioz gjeti emrat e policëve që hetonin biznesin e tyre dhe përmes rrjeteve sociale ata gjurmuan fytyrat e tyre. Mungoi vetëm hapi i fundit: “Nëse dikush i dinte shtëpitë e tyre, t’i presim atje. Do t’i terrorizojmë këta bijë ku…sh”, thuhet në përgjime.
Elvis Demce, në krye të një bande të pamëshirshme që dëshiron të marrë sheshet e farmacive midis Prenestinos, bregdetit të Pontinos, Castelli Romani dhe Velletri, kërkon më shumë. Ai vendosi të kërkojë shefin e agjentëve: “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër”. Por plani dështon. Demçe u arrestua janarin e vitit të kaluar. Ndërkohë, Europoli ka në dorë një server në dukje të padepërtueshëm, “Sky Etc”. Policia evropiane dëgjoi telefonatat e koduara të mbi 170,000 përdoruesve, mes të cilave dhe të Demçes.
Ai ishte i gatshëm të eliminonte gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Nga dokumentet e sapo depozituara në procedimin ndaj bandës, del edhe dëshira për të ndëshkuar forcat e policisë. Nuk ka rëndësi nëse Demçe është i bindur se është “nën hetim për vrasjen e ‘Djallit’”, theksojnë karabinierët e Njësisë Hetimore duke iu referuar lidhjeve mes shqiptarit dhe Fabrizio Piscitelli, kreut të Irriducibili të Lacios të vrarë më 7 gusht në vitin 2019. Shqiptari ka vendosur që është e nevojshme të vrasë një oficer policie që e bezdiste.
“Nëse e gjen veten diku duke i ‘fryrë trurit’, ne qëllojmë në dy pasdite para gjykatës”, ishte urdhri i shqiptarit. Tashmë bisedat e të dyshuarve janë në dorën e magjistratëve, siç ishte një bisedë e bërë në qershor 2020. “Më ndjek prej kohësh. Është vërtet një ku..ë, duhet të kesh shumë kujdes nga ai”, i thotë një prej anëtarëve të klanit, shefit shqiptar.
“Por nëse është ai djali i ku..ës, ne duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër, thjesht ta shkatërrojmë … Një plumb në kokë, për ta shkatërruar vërtet. Vetëm merrni biçikletat..Biçikletat dhe gati në aksion. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kush e ka bërë, duhet t’i qëllojë.”, thotë në një tjetër përgjim Elvis Demçe.
Një tjetër përgjim fundos bosin e kokainës, ku flet me ‘ushtarët’ e tij më 7 shtator 2020.
“Vëlla, këta janë homoseksualët e Via Genova-s, ekipi i atij djalit të ku..ës!”, thonë anëtarët e bandës. Ndërkohë Demçe ia kthen; “Prisni sa t’i bëj këtë kurthin e fundit. Shihni çfarë do i bëj! E lë të vdekur në tokë në mes të Tor Bellës me kokën plot plumba. Do t’ia tregoj unë atij biri ku..e.”
Nga përgjimet, Demçe shpreh admirim të thellë për Pablo Eskobarin, ndërsa flet edhe për marrëveshje që duhet të bëjë me trashëgimtarët e tij në Kolumbi. Demçe shkruan midis të tjerash se kolumbianët kanë “punishtet më të forta në Kolumbi, trembin për mënyrën se si ato organizohen, por ti nuk e sheh në fakt se çfarë perlash ata bëjnë”, duke shtuar se aspiron të punojë me “trashëgimtarët e Pablos”.
“Janë ata të Kartelit të Medelinit në majë të gjithçkaje. Janë ata që kontrollojnë të gjithë guerilët në pyjet e thella të Amazonës”. Demçe thekson gjithashtu se paratë nuk mjaftojnë dhe se zgjedhja që ka bërë është zgjedhje jete.
“Gjithmonë do të më mungon te diçka, sepse njoh një kriminel brenda, edhe me 100 milionë me kostum dhe kravatë të ndaluar gjithmonë, rri brenda, nuk do të dija kurrë të jetoja dhe të mendoja si i mirë, si i krishterë”. Gjatë bisedave, ai merr si shembull Cutolo-n, shefin e “Camorra”-s, i cili vdiq në burg për të mos bashkëpunuar me hetimin. “Ky njeri i madh ka vdekur. Nga ‘79-ta në burg. Ai u përgjigj se jam mësuar ta shoh familjen time mes hekurave dhe portave dhe kjo është në rregull, më jep më shumë dashuri të vdes mes hekurave dhe portave me dinjitet sesa mes luksit dhe turpit”.