Këto janë disa nga momentet e operacionit të Policisë së Shtetit në Elbasan që çoi në arrestimin e Florenc Çapjas dhe disa të tjerëve të akuzuar prej vitesh për vepra të ndryshme penale, të rënda. Në pamje shihet një numër efektivësh të forcave RENEA tek lëvizin në shkallët e një pallati me armë në krahë, ndërsa operacioni vijonte.

Në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”, nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “KRASTA”, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale në vite të ndryshme.

Janë 9 persona të arrestuar, 4 të shpallur në kërkim për vrasje, plagosje, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë; Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës si dhe prodhimi dhe shitja e Narkotikëve.

TË ARRESTUAR
Florenc Çapja; “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë”; “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Endrit Çopja (vendimi u ekzekutua në ambientet e burgut Elbasan)

Për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, të arrestuar:
Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
S. M., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,

NË KËRKIM
Marjus Lulaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Suel Çela
Shkelqim Sula (për korrupsion)
Ervis Bardhi,
Etien Cani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb