Ish-kandidati i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi në një prononcim për gazetarin e News24, Osman Stafa, nga protesta e opozitës akuzoi policinë si gardiane të kryeministrit Rama. Këlliçi tha mes të tjerash se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat, deri në arrestimin e hajdutëve.

“Situata në të cilën ndodhemi, Veliaj do të shkojë para drejtësisë, dhe në burg. Me emisionin me RAI3 dhe Bild tregua fytyra e vërtetë e pushtetit të Ramës. Këta (policët) janë gardianë të Ramës. Se do shkonin të vinin të arrestonin grabitësit e parave. Protesta e radhës do të mbahet në orën 10 para Kuvendit. Javën tjetër kemi protestën tjetër që do të jetë e 11 në radhë. Ne nuk tërhiqemi, do të vazhdojmë këtë kauzë. Nuk bëhet për politikë kjo kauzë. Ne nuk tërhiqemi pa çuar në burg hajdutët.”, tha Këlliçi.

Por çfarë nuk u pa nga ekrani? Më poshtë gjeni pamjet e plota nga protesta e 10-të e opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: