Në 2015, në Bretagna, Francë, agjentët e stacionit të policisë Morlaix i kishin vënë gjobë dhe i tërhoqën patentën një gruaje sepse ajo doli pozitive për provën e alkoolit. Por ata kurrë nuk do ta kishin imagjinuar të merrnin një kartolinë prej saj. Por kjo ndodhi.

Një ankesë? Jo, falënderim. E pra po: sepse ai sanksionim e detyroi atë të përdorte një makinë me njerëz të tjerë për të udhëtuar dhe, në njërën prej tyre, ajo gjeti dashurinë e madhe. Kështu deshi të falënderonte Kupidët e vërtetë: policët.

Kartolina vjen nga Milano, ku dërguesja anonime ishte me pushime me të dashurin e saj, të njohur pikërisht falë gjobës. Siç ajo vetë shkroi në kartolinë me këtë djalë ajo gjithashtu ngriti një familje: “Kontrolli pozitiv i alkoolit 2015, ndarja e makinave, takimi, dy vjet më vonë pushime familjare në Milano. Faleminderit të dyve. Kushedi nëse policët e kujtojnë atë…

kartolina e falenderimit

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb