Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar atë si një akt me porosi politike.
Ajo akuzoi Policinë e Shtetit se po vepron si vegël e regjimit, duke shkelur të drejtën kushtetuese të qytetarëve për protestë.Hoti përmendi rastin e Vlash Gjonajt si shembull të hakmarrjes politike ndaj protestuesve.
Ajo theksoi se dhuna dhe arrestimet nuk do të ndalin përpjekjet për zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike. Deputetja deklaroi se populli dhe e vërteta janë më të fuqishëm se çdo regjim. Gjithashtu Hoti siguroi qytetarët se Partia Demokratike do të vazhdojë luftën për liri dhe drejtësi.
Deklarata:
Të dashur qytetarë!
Akti i rëndë i dhunës me porosi politike direkte, ushtruar mbrëmë ndaj nenkryetarit te Kuvendit, nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe drejtuesit politik të qarkut Lezhë, z.Agron Gjekmarkaj, tregon më së miri fytyren e policisë së narko-regjimit.
Me deklaratën e mbrëmshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duke tentuar të fshehë dhunimin, konfirmoi se goditja e deputetit ka qenë e porositur politikisht.
Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë.
Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si urdhëruesit.
Nuk ka falje për asnjërën palë!
Policia, e cila ka për detyrë të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë rendin, fatkeqësisht dhe për të disatën herë, po shndërrohet në një instrument te dhunës politike, në një mashë të verbër të bijve dhe nipave të Enverit dhe Kristaqit.
Armët në protestë, dhuna e pavend, mosrespektimi i së drejtës kushtetuese për protestë të qytetarëve, dëshmojnë frikën dhe panikun e një pushteti të dobët dhe në grahmat e fundit.
Si pjesë e kësaj frike dhe orkestrimi politik, dhjetëra protestues janë shoqeruar mbrëmë dhe 7 janë të arrestuar nëpër komisariate të ndryshme në Tiranë. Një ndër të arrestuarit është edhe mirditori, Vlash Gjonaj, të cilit 75 vite më parë Partia Komuniste, sot me emrin Rilindje, i pushkatoi dajën. Mbrëmë arrestojnë nipin, Vlashin, sepse proteston kundër pasardhësit të etërve të tyre, diktatorit Edi Rama.
Protesta është një e drejtë legjitime e çdo qytetari. Ajo është zëri i pakënaqësisë, i shqetësimit, revoltës dhe i kërkesës per ndryshim.
Por as arrestimet, as dhuna nuk mund dhe nuk do të na ndalë. Vetëm na motivojne per te luftuar me fort per te drejtat tona. Asnjë regjim, sado i egër të jetë nuk mund të qendrojë përballë forcës së të vërtetës dhe vullnetit të popullit. Ne nuk ndalemi deri në qeveri tekinke dhe zgjedhje të lira. Me vete kemi të drejtën e Zotit dhe njerëzit e lirë.
(BalkanWeb)