Në mjaft raste punonjësit e policisë atakohen nga përdoruesit e automjeteve dhe qytetarët se janë shkaktarë për trafikun kaotik në Tiranë.
Pyetjes se pse rrinë efektivët në kryqëzime kur semafori është funksional, i dha shpjegim Kreu i Policisë Rrugore, Altin Qato në studion e News24.
Pyetje: Pse lejon Policia e Shtetit që polici të zëvendësojë semaforin kur ai është funksional… Krijon kaos në qarkullim…
Altin Qato: Prej kohësh policia ka në fokus largimin e punonjësit të policisë nga rruga dhe shtimin e teknologjisë. Kemi kërkuar vazhdimisht shtimin e pajisjeve teknologjike. Polici rri në kryqëzim sepse automjetet ngelin në kryqëzim. Ai hyn me jeshil dhe ngel në kryqëzim. Punonjësi i policisë bën pikërisht këtë, kur mbingarkohet aksi i rrugës ndërpret qarkullimin derisa të lirohet. Është sakrificë për punonjësit e policisë në kryqëzim, por është i domosdoshëm për këtë pjesë.
(BalkanWeb)