Të gjithë mendojmë se punonjësit e policisë janë gjithmonë trima, të fortë dhe që nuk “dorëzohen” para asgjëje. Por, në fakt, nuk është gjithnjë kështu. Ka dhe nga ata policë, të cilët nuk përballen dot me gjithçka.

Kjo video e postuar nga britanikja “Daily Mail” tregon momentin kur dy oficere policie janë tmerruar nga një vizitor, që u ishte futur në banesë.

Ndërsa njëra prej tyre me një kovë tenton të kapë gjarprin, tjetra e filmon, e hipur mbi mobileje, ndërsa qesh, qan e ulërin nga frika në të njëjtën kohë. Pamjet komike janë shpërndarë mijëra herë dhe kanë marrë komente të shumta, duke shkaktuar të qeshura pa fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb