TIRANE- Një punonjës policie i cili monitoron zonën e Kodrave të Liqenit në kryeqytet, me sa duket nuk i ka rezistuar tundimit për t’iu bashkuar lojërave zbavitëse. Teksa mban veshur uniformën blu, ai shfaqet në foto pranë një mini-poligoni të instaluar tek Kodrat e Liqenit, duke provuar fatin, nëse do të qëllojë apo jo në shenjë.

Loja argëtuese, e cila të jep mundësinë e një dhuratë në rast se qëllon në shenjë, ka tërhequr vëmendjen e disa qytetarëve që u ndodhën aty, e sidomos në momentin kur asaj iu bashkua një punonjës policie.

Por nuk dihet nëse polici arriti të qëllojë apo jo në shenjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb