5 janari ka qenë data e fundit që Policia e Shtetit ka bërë publike informacionet e detajuara mbi krimet, arrestimet, ndalimet apo procedimet. Pas kësaj date në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në vend të informacionit mbi atë cfarë ka ndodhur në 24 orë në cdo komisariat apo drejtori policie në vend, është publikuar një raport ditor i ngjarjeve ku në mënyrë të përmbledhur jepet vetëm numri i personave të arrestuar dhe lloji i veprës penale, pa asnjë specifikim tjetër si iniciale të autorëve, moshat e tyre, ora, vendngjarja, qyteti etj.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se ndryshimi i publikimit të komunikatës ka ardhur me urdhër të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj. Me këtë veprim policia bën një hap prapa duke zhbërë atë që u vendos si standard 5 vite më pare dhe i jep një goditje të fortë transparencës dhe infiormimit të publikut, duke dëmtuar kështu edhe punën e medias.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në janar të vitit 2014 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,  lajmëroi se për herë të parë komunikata e policisë do të deklasifikohej dhe gjithcka do të publikohej në webin e policisë  duke ruajtur identitetin e personave apo dhe ngjarje të tjera në hetim. Publikimi i komunikatës së policisë i shërbeu transparencës për mediat, e cila për çdo ngjarje i referohej dokumentit zyrtar të policisë i publikuar çdo 24 orë online.  Ndërsa sot, me këtë urdhër nga policia nuk mund të marrësh asnjë informacion mbi ngjarjet që trondisin rendin dhe sigurinë në vend.


Por edhe para klasifikimit te komunikatës policia e shtetit ka fshehur ngjarje të rënda kriminale. Në fillim të këtij viti policia nuk dha asnjë informacion për grabitjen e argjendarisë në një qendër tregtare në Tiranë dhe as për sulmin me eksploziv të të afërmve të një gjyqtareje në Qytetin Studenti.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb