KORÇË

Një efektiv i policisë kufitare është gjetur i pajetë  këtë të shtunë në pikën kufitare të Kapshticës.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se punonjësi i policisë është konstatuar pa shenja jete brenda furgonit të patrullimit.

“BalkanWeb” mëson se polici që ka humbur jetën në Kapshticë është Ajet Beqo, 62 vjeç.  Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb