TIRANE- Policia e shtetit, në bashkpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e tyre të përbashkët dhe kete jave kanë kontrolluar 301 kabina elektrike dhe kane ndërprerë 4.400 lidhje të paligjshme te abonenteve debitorë.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 135 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE çdo ditë. Ndërkaq, si rezultat i 5.807 rasteve të kontrolleve të përbashkëta, janë evidentuar 122 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 122 autorë

Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 35 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim 37 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 50 persona.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: