TIRANE

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera pasi iu përgjigj ultimatumit të pedagogëve sqaroi edhe bojkotin e mësimit në Fakultetin Juridik.

“Situata tek Drejtësia është pak më ndyrshe, atje po bojkotohet mësimin. Kjo nuk është zgjidhje. Fakti që një pjesë e madhe e studentëve vijojnë bojkotin do të thotë se situata është pak e paqartë, pra studentët kanë mendime të ndryshme. Unë nuk mund ta them se çfarë mendojnë studentët. Por dua të them se askush nuk mund t’ju kërkojë që të ngrihen për betejat e të tjerëve. Gështenjat nga zjarri s’mund të nxirren me duart e të tjerëve. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ajo, duke iu dhënë studentëve edhe mesazhin se s;mund të përdoren nga politika.

Sa për mendimin se studentët duhen nxjerrë nga fakulteti me polci, Kera shprehet kundër.

Hyrja e policisë është rast delikat, s’kam kompetencë që ta thërras policinë. As e imagjinoj, aty duhet diskutuar deri në gjetjen e një zgjedhje. Hyrja e policisë nuk mund të bëhet. Zgjidhja duhet të jetë me kompromis”,- sqaroi ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb