Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një oficer policie ka ndaluar një motoçiklist, por mënyra sesi e ndalon nuk është aspak e hijshme. Policia ka shtrirë në tokë motoçiklistin, por ky i fundit nuk dorëzohet.

Në një moment kur çohet në këmbë motoçiklisti godet me shkelma efektivin, por në këto momente afrohet një tjetër efektiv.

Disa qytetarë qëndrojnë në anë të rrugës duke parë këtë situatë, ndërsa të pranishmit i bëjnë thirrje ta lirojë se nuk është kriminel, dhe e kanë filmuar ngjarjen.

Ende nuk dihet se cili është motivi pse efektivi e ka ndaluar të riun.

I dhunuari: Më lësho (e shan)
Polici: Mbylle gojën
Qytetari: Po lëre se s’ka vrarë njeri
Polici: Po s’merr vesh me të mira


Polici zihet me grushta me motociklistin pa… by gazeta-panorama

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: