MAQEDONI- Pas publikimit të një lajmi se një polic shqiptar është dënuar në Maqedoni, për shkak se po dëgjonte këngëtaren shqiptare Altuna Sejdiun, ka ardhur menjëherë reagimi i saj.

Përmes një fotografie dhe një shkrimi në Instagram, ajo i ka dalë në mbrojtje këtij polici dhe e indinjuar me politikën që po zhvillohet në Maqedoni, Tuna ka thënë se kjo është ‘Impotenca për të na mbrojtur edhe neve edhe veten’.

Një polic shqiptar nga Shkupi thotë se është dënuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm për
shkak se ka sharë VMRO-në dhe ka dëgjuar këngët e Tunës. Polici F.T. 35 vjeçar nga Shkupi që është dënuar me 15 për qind të rrogës për 6 muaj rresht, thotë se është viktimë e një rasti të montuar nga kolegët e tij maqedonas.

“Disa kolegë maqedonas që kanë dëshmuar kundër meje, kanë gënjyer se gjoja në telefon kam lëshuar këngë provokuese. Është e saktë që kam dëgjuar muzikë, mirëpo ajo nuk ka qenë muzikë provokuese. Kam dëgjuar Tunën, Anelian (këngëtare bullgare) dhe një këngë angleze, që tani nuk po më kujtohet. VMRO-në e kam sharë, mirëpo jo ditën kur u mbajtën protestat, por kur ishin zgjedhjet”, thotë polici 35 vjeçar nga Shkupi

“Jam viktimë e një rasti të montuar nga një kolegu im maqedonas, për shkak se disa muaj më parë pata dënuar një familjarin e tij”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: