Një ngjarje e rëndë u shënua vite më parë në Librazhd, ku një 19-vjeçare me emrin Pranvera Doda u deklarua se ishte vetëvrarë me armën e të shoqit i cili ishte pjesë e radhëve të policisë. Çifti në atë kohë kishin një vajzë njëvjeçare.

Ngjarja u raportua për familjarët si vetëvrasje për motive banale, ndërsa familja e bashkëshortit të së ndjerës pretendonte se Pranvera kishte vrarë veten për shkak të një lidhjeje tjetër intime. Familja e saj  mes dhimbjes dhe dyshimeve e tërhoqi trupin dhe kreu ceremoninë mortore, ku ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Pranverës i cili edhe sot vijon të jetë punonjës policie.

Prej vitesh, familja e viktimës ka jetuar nën presionin e një morali të cunguar dhe paragjykimeve të kohës. Ata kanë dyshuar gjithmonë se vajza e tyre nuk u vetëvra por u vra, dhe akuzat drejtohen ndaj bashkëshortit të saj. Në një emision të mëparshëm, familjarët e Pranverës e kanë akuzuar atë si autorin e krimit.  Prova dhe dokumente të reja e implikojnë edhe më shumë ngjarjen.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 ishte e pranishme edhe motra e Pranverës e cila ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas saj ditën e ngjarjes, nëna e Pranverës kishte shkuar tek shtëpia e saj dhe kunati e kishte pranuar se e kishte vrarë ai.
Besniku kishte tentuar ta varroste bashkëshorten me shpejtësi pa pritur orën e vendosur për varrimin.
Motra e të ndjerës theksoi se Pranvera ishte paragjykuar shumë nga njerëzit me epitete të cilat ajo nuk i meritonte.
Ajo shtoi se Pranvera para ngjarjes kishte ardhur në shtëpi duke i thënë prindërve se ajo ishte dhunuar nga bashkëshorti, por prindërit nuk e kishin mbështetur për shkak të mentalitetit.

“Ditën e ngjarjes, mami kishte shkuar tek shtëpia e Verës dhe në atë moment Besnik Doda i kishte thënë se e kishte vrarë ai.
Gjithashtu ai tentoi ta varroste Pranverën me shpejtësi pa pritur orën e vendosur për varrimin.  Motra ime është paragjykuar shumë nga njerëzit, duke i vendosur epitete të cilat ajo nuk i meritonte se ishte një grua e mrekullueshme.
Pranvera para ngjarjes kishte ardhur në shtëpi duke i thënë prindërve se ajo ishte e dhunuar nga Besniku por ato nuk e mbështetën se kohët ishin të vështira për shkak të mentalitetit.” përfundoi ajo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb