Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësime të forta për situatën e sigurisë në vend, duke akuzuar krimin dhe bandat për aktivitet të pandërprerë në çdo zonë të kryeqytetit dhe përballë një policie që sipas tij nuk arrin të reagojë si duhet.

Salianji ka theksuar se krimi dhe bandat nuk njohin frikë dhe se nuk ka pasur përpjekje të mjaftueshme nga autoritetet për të përballuar këtë sfidë.

“Ngjarjet e pafundme janë një tabelë e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies së sigurisë dhe rendit publik,” u shpreh ai.

Salianji ka kritikuar ashpër forcën policore, duke e akuzuar se “policia as parandalon, as kap; vetëm informon si një agjenci lajmesh.” Ai gjithashtu ka pretenduar se në rastet kur zyrtarë të Partisë Socialiste janë të përfshirë në krime, roli i policisë është ai i mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit të informacionit.

Reagimi i plotë:

Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qytetëve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.
Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit!

Ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.

Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve!

Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!
Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve, dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë efiçente policinë e shtetit që ka brënda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jënë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.

Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb