VLORË- Blutë e Vlorës kanë asgjësuar 352 bimë narkotike dhe ka shpallur në kërkim një person gjatë dy operacioneve. Sipas burimeve zyrtare gjatë një kontrolli të ushtruar kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kuç, ka zbuluar dhe asgjësuar 65-bimë narkotike Cannabis dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre, shtetasin Besim Reshat Baraj, 55-vjeç.

Bimët narkotike u konstatuan në një parcelë në lagjen “Hekal” në stanin e këtij shtetasi, ku lartësia e tyre arrinte deri në 130 cm, dhe u asgjësuan me djegie.

Ndërkohë gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Armen, policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar edhe 7 parcela me 287 bimë narkotike Canabis. Lartësia e bimëve narkotike arrinte deri në 150 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ASGJËSOHEN NË PUKË 877 BIMË KANABIS
Policia e Pukës ka zbuluar në dy fshatra parcela të mbjella me kanabis sativa. Bëhet fjalët për 877 rrënjë kanabis të mbjella në fshatrat Qerret dhe Fierzë. Bimët ishin mbjellë në bjeshkët e Miliskaut. Policia ka bërë asgjësimin e tyre ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: