Policia Rrugore bën namin me gjoba në Elbasan gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, në të gjitha akset urbane dhe rurale.

Gjatë orëve të fundit nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. T., banues në Pogradec, pasi në rrugën e fshatit Katjel, Librazhd, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që ndodheshin në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën
A. M., banues në Cërrik, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
H. Ç., banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Po në vijim të masave të mara nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë javës që kaloi, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi nga këto:
6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
4 për shpejtësi tej normave të lejuara
5 për drejtim mjeti në sens të kundërt.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Janë vendosur gjithsej 800 masa administrative nga këto:
50 për mospërdorim të rripit të sigurimit
100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
300 për parakalim të gabuar.
350 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: