Dhuna e pashembullt e ushtruar ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo, duket se do të ketë pasoja për biznesin famëkeq dhe vetë pronarin e tij. Lokali në pronësi të Mihal Kokëdhimës i cili tashmë është i arrestuar, po mbahet i bllokuar nga policia ndërsa tatimorët janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së tij.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të aksionit kundër informalitetit, po kontrollohet në detaje dokumentacioni i hotelit, që nga leja e ndërtimit deri te dokumentet mbi detyrimet që ky subjekt duhet t’i paguajë shtetit.

Të njëjtat burime konfirmojnë për “Balkanweb” se nëse do të gjenden parregullsi dhe shkelje ligjore, lokali me emrin “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës do të pushojë së ekzistuari, pasi fadromat do të bien mbi të, për ta shembur krejtësisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ndërkaq pas ngjarjes së rëndë, turistët spanjollë të cilët patën një takim të posaçëm me ministrin e Turizmit Blendi Klosi duket se nuk e kanë braktisur Shqipërinë. Mësohet se ata kanë vazhduar udhëtimin në Jug dhe kanë shijuar bukuritë e bregut për të cilat kishin ardhur deri në Shqipëri.

Ata u shprehën se ky rast i izoluar nuk duhet te eklipsojë bukuritë e Shqipërisë, të cilat janë të shumta dhe ende të pazbuluara. Turistët pasi kaluan momentet e frikës ende ndodhen në rivierën shqiptare duke shijuar pushimet e tyre në resortet e shumtë që ofron Shqipëria real e turizmit të vërtetë. Ata u shprehën se ndihem mirë që reagimi ndaj incidentit të tyre ishte i menjëhershëm duke theksuar se nuk do të kenë drojë ta zgjedhin sërish Shqipërisë si destinacion të tyre për të pushuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb