Policia daneze shpalli një kërkesë nëpërmjet një statusi në Twitter, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për kërkimin e një kanguri.

”Kanguri është larguar nga një shtëpi private në Rodding”, tha shefi i policisë, Henrik Sonderskov për televizionin danez, TV2.

Kjo nuk është hera e pare që një kangur largohet në këtë rajon të Danimarkës, rreth 80 kilometra në veri të kufirit me Gjermaninë.

Në korrik të vitit 2018, një kafshë tjetër ishte zhdukur përpara se të gjendej nga pronarët e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb