Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherazi edhe nënkryetar i PD-së, është dhunuar nga Policia e Shtetit në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Klevis Balliu, koordinator rajonal i PD-së, tha në një lidhje direkte me gazetarin Igli Çelmeta për News24 se Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë kafshërore nga policia. Balliu tha se Gjekmarkaj i është drejtuar spitalit, pasi nuk ndjehej mirë, për shkak të dhunës ndaj tij.

“Policia e Shtetit në mënyrë të paprecedentë ndërhyri në protestë duke goditur Gjekmarkajn i cili u sulmua në mënyrë kafshërore. Ndaj Gjekmarkajt u ushtrua dhunë duke e shkelur me këmbë.

Gjekmarkaj është nisur për në spital. Ata që kanë urdhëruar këtë sulm kriminal dhe ata që zbatuan do të mbajnë përgjegjësi.

Këta kriminalë guxojnë të dhunojnë nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, do të kenë përgjigjen më të fortë dhe më të ashpër”, tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb