Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, teksa na ndajnë pak orë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore nga mazhoranca. Policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News24, Enver Doçin.
Gazetari Doçi ka qenë duke filmuar me celularin e tij arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.
Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e automatikut në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar aksionin policor, si dhe kartën e gazetarit.
(BalkanWeb)