FIER- Një vjedhje me armë dhe maska është parandaluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e sotme. Zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier bën me dije se është vënë në pranga Arteo Muhaj, 25 vjeç.

Në Komisariatin Dixhital, nga një qytetar anonim ka ardhur një njoftim për një person të dyshimtë që mbante një çantë dore dhe lëvizte në lagjen “8 Shkurti” Fier. Nga ana e Policisë së Fierit, në mënyrë të menjëhershme është organizuar puna dhe pas identifikimit u bë kapja e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën brenda çantës që mbante me vete dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 54;
Dy krehra me 64 fishekë;
Si dhe 2 maska.

Ndërkohë që po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: