Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona dhe ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Prokuroria Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, përmes një njoftimi ka njoftuar pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, është ndërmarrë aksioni policor që ka rezultuar me 18 persona të arrestuar.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se po ata kanë kryer veprat penale, “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”.

Në të njëjtin njoftim thuhet se është sekuestruar edhe sasi e konsiderueshme e armëve dhe municioneve: 37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47, 2 armë gjysmë-automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator dhe pjesë të ndryshme të armëve.

Përveç tyre, gjatë këtij aksioni është thënë të jenë sekuestruar edhe një sasi e madhe e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm, të holla në vlerë prej rreth 10.000 eurosh dhe dy (2) vetura të cilat ky grup është thënë t’i ketë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb