Policia e Kosovës ka shoqërua tetë serbë mbrëmjen e kaluar në Brezovicë.

Ata janë shoqëruar me dyshimet se i përkasin një grupi të dyshimtë, por u liruan pas marrjes në pyetje nga autoritetet ligjzbatuese.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në  zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit, të cilët dyshoheshin se mund t’i përkasin ndonjë strukture ilegale, janë liruar”, ka njoftuar policia.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb