TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas padisë së ngritur nga policia e Elbasanit ndaj tij me katër akuza për “Shtyrje e të miturve në krim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” në lidhje me protestën në fshatin Mengël.

Boçi nuk e kursen shpotinë, ndërsa rendit katër akuza të tjera, në fakt të ngritura nga opozita drejt maxhorancës, disa prej të cilave të faktuara. Në fund deputeti i PD përgëzon me ironi policinë.

“Katër akuza që ‘banda’ politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:
– Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
– Përdorimi i “Toyota Yaris” për sjelljen e miliona Eurove drogë.
– Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.
– Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.
Me fakte ore!!!
Bravo çuna!!!
Puuuuuu çfarë krimineli!????
E pastaj themi ne që s’kemi ‘shtet’!???
Rroftë Dovleti!!!”, shkruan Boçi.

Boci Fb
Boci Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb