SARANDE- Policia e Sarandës sqaron sherrin e ndodhur në një lokal nate mes dy grupeve rivale, nga i cili mbetën të plagosur tre persona.

Sherri në fjalë, ku u përdorën edhe armët ndodhi rreth orës 03:00, në lagjen “Nr.1”, tek shëtitorja në Sarandë.

Policia sqaron se të plagosur kanë mbetur shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa. Ata janë dëmtuar në këmbë prej përdorimit të armëve të zjarrit dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës, po ashtu është plagosur edhe shtetasin Fisnik Musaj, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës.
PLAGOSJE-NE-SARANDE

PLAGOSJE-NE-SARANDE

PLAGOSJE-NE-SARANDE-1

plagoje-ne-sarande-1

PLAGOSJENE-SARANDE-2
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar në komisariat 8 (tetë) shtetas për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q., dhe Renald Canaj, Policia ka konstatuar disa fishkekë armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasit A.Q., Renald Canaj, dhe D.M., ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë së DVP Fier, është bërë e mundur, kapja dhe ndalimi i shtetasit Renald Canaj.

Gjithashtu Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të shtetasve A.Q., dhe D.M.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb