Gazetarja Klodiana Lala si dëshmitare ka komentuar rastin e kolegut të saj të News24, Ergys Gjençaj i cili sot gjatë një aksioni antidrogë në Tiranë është shtrirë përtokë nga Policia.
Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin po kthehej me grupin e xhirimit në television, kur panë aksionin dhe dolën për të filmuar, por Policia pa llogari dhe pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë.
Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë.
‘’Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte nga Varri i Bamit drejt televizionit, konstatuam se efektivët e Policisë po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin.
Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë. ‘’- tha Lala.
(BalkanWeb)