STAMBOLL – Mbrëmjen e sotme, policia e Stambollit vrau një grua, e cila mbante një bombë në trup dhe po i afrohet selisë kryesore të Policisë së qytetit.

Guvernatori i Stambollit, Vasip Anche Sahin, tha se personi i dytë u arratis dhe një polic është plagosur lehtë. Ende nuk është e qartë se kush fshihej prapa këtij sulmi.

Incidenti vjen një ditë pas pengmarrjes së dhunshme në Gjykatën e Stambollit, kur një prokuror dhe dy persona të armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe militantëve.

(Në foto: Ceremonia e varrimit të prokurorit Mehmet Selim Kiraz, që humbi jetën dje për shkak të pengmarrjes)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: