TIRANË-Tepër i indinjuar është shprehur muzikanti Elton Deda ndaj një kontrolli të befasishëm nga policia dhe tatimorët në klubin e natës ku ai këndon sëbashku me grupin. Deda shprehet se klubi i tij nuk mbijeton me kokainë dhe hashash. Më tej plot me zemaratë, Deda shprehet mbi shoqërimin që iu gjate bë gjatë natës basistit të grupit, Francesk Fjersa, për shkakun se nuk iu gjet kartë identiteti me vete.

Statusi i Elton Deda ne Facebook
Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nmr 3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”
Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!

deda

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: