TIRANE- Policia e Tiranës, me qëllim garantimin e sigurisë publike, gjatë ditëve të festave të fundvitit, ka planifikuar e vënë në zbatim një sërë masash të posaçme për të garantuar rend e siguri për qytetarët, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive që do të organizohen.

Sa sipër, Policia e Tiranës, gjatë të gjithë ditëve të festimeve do të jetë në shërbim të qytetarëve për të garantuar parametra optimal të rendit publik, sigurisë rrugore duke mirëmenaxhuar fluksin e lëvizjes së mjeteve dhe duke ofruar në zyrat e pritjes së qytetarëve, një shërbim policor me strandarte të larta.

Po ashtu, me synim parandalimin e ngjarjeve aksidentale apo aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të fishekzjarreve, duke mos ua lënë ato në përdorim fëmijve, si dhe duke respektuar të gjitha rregullat e përdorimit të tyre.

Porosisim, përdoruesit e rrugës, që të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për :

• Respektimin e normave të shpejtësisë,

• Mospërdorimin e pijeve alkoolike,

• Përdorimin e rripit të sigurimit,

• Shmangien e parakalimeve të gabuara,

• Përdorimin e kaskave mbrojtëse,

• Përdorimin e dritave jo verbuese,

• Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore në akset ku ka ngrica apo dëborë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: