TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa ka pezulluar 32 leje drejtimi dhe ka vendosur në pranga 6 shoferë për shkelje të ndryshme.


Policia bën me dije se janë vendosur 136 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:


Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.


Gjatë 12 orëve të fundit  janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet :

– Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore 🚔👮‍♀, mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike  për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni 🚘, pas përdorimt të 🍻🥃, dhe  nëse ju nuk  qarkulloni me shpejtësi ✈

(d.d/BalkanWeb)