TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot 7 persona të cilët ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale si vjedhje, armëmbajtje pa leje, drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt etj.

Kështu është arrestuar 27-vjeçari Kristi Pjetri, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 vjet burg në vitin 2013 për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

U kap shtetasi në kërkim Lavdim Metkola, 39 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu është vënë në pranga Shpëtim Mustafa, 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 2 muaj burg, për “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

U arrestua në flagrancë 19-vjeçari Kristo Muçi, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim më parë për vjedhje, ndërsa sot rreth orës 08.00, në rrugën e “Bogdanëve”, u kap duke vjedhur disa vegla pune në zyrën e shtetasit D.H, 44 vjeç, banues në Tiranë. Muçi dyshohet se është  autor i 5 vjedhjeve të ndodhura më datat 22.02.2014; 06.04.2014; 08.06.2014;  08.04.2015; 20.04.2015.

Ndërkohë është arrestuar edhe 56-vjeçari Robin Xoxi, banues në Tiranë, i cili ishte në kërkim për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim prone”, i denoncuar nga shtetasi Zhan Levani.

Policia ka vënë në pranga edhe 46-vjeçarin Xhemal Gjokmeli, nga fshati Prush pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Është arrestuar edhe shtetasi Gëzim Doka, vjeç 44, banues në Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: