VLORË- Policia e Vlorës ka asgjësuar 50 bimë kanabis në një operacion në fshatrat e Selenicës. Sipas të dhënave zyrtare, dje pas informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar të mbjella 50 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në lagjen “Paramillo” pranë vendit të quajtur “Fëngje”, në një territor me bimësi të egër rreth 40 m larg stanit të shtetasit Todi Memaj.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë 59-vjeçarin Memaj, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë, i cili dyshohet të jetë kultivuesi i bimëve narkotike.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: