Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, që udhëhoqi protestën në kryeqytet sot te Pallati me Shigjeta, tha se Partia Demokratike ka njoftuar policinë për protestën e sotme.

Balliu tha se efektivët nuk duhet të dhunojnë protestuesit, por nëse kanë guxim të merren me Bajrat dhe Avdulajt. Sipas tij, protesta do vazhdojë, derisa qytetarët kërkojnë që ajo të vijojë.

Klevis Balliu: Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Policia është njoftuar për protestën. Ka eksponentë që duan të provokojnë situatën. Ne po protestojmë edhe për efektivët e ndershëm, që janë këtu nën presionin e bandave. Kjo protestë do vazhdojë derisa qytetarët mendojnë se duhet vijuar.

Policia të merret me Bajrat e Avdulajt. Policia thotë se bllokimi i rrugëve është vepër penale. Po kur bllokon rrugët Veliaj për maratona etj, a nuk është vepër penale? Këto thonë se nuk kanë para për pensionistët e qytetarët, por kanë para për miliona euro për inceneratorët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb