Policia franceze po zhvendos të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën. Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre.

Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku. Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme, dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil.

Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet emigrantëve në atë zonë.

Migrantët që ikin nga nga varfëria dhe konflikti janë vendosur përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të të kalojnë në Britaninë e Madhe. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb