Policia gjermane ka thënë të martën se ka gjetur një flamur të grupit militant, Shteti Islamik afër zonës ku dyshohet se është kryer një sulm në Berlin, transmeton Reuters.

Autoritetet kanë thënë se hetuesit janë duke bërë kërkime për të kuptuar nëse kryesit e sulmit kanë pasur motive politike.

Ende nuk është bërë e ditur nëse flamuri dhe teksti në gjuhën arabe, u perkasin personave të njëjtë që kanë dëmtuar disa kabllo ajrore pranë një linje hekurudhore.

“Prej kur kanë nisur hetimet, janë siguruar disa të dhëna”, ka thënë njëri polic, duke shtuar se autoritetet kanë gjetur të dielën disa kabllo të dëmtura në një rrugë herkurudhore.

Policia ka thënë se operatori i udhëtimit me trena, Deutsche Bahn ka informuar policinë federale për këtë incident dhe shërbimet lokale të trenave janë ndalur përkohësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb