Autoritetet gjermane kanë evakuuar një qendër tregtare në Bremen, të mërkurën në mbrëmje pasi policia ishte duke kërkuar për të dyshuarin 19-vjeçar algjerian që u largua nga institucion psikiatrik, i cili besohet të ketë lidhje me ekstremistët islamikë, njofton gazeta Bild.


Gazeta, duke cituar burime të policisë, tha personi kishte sjellje të dyshimtë në qendrën tregtare. Ai tha se autoritetet kanë përshkruar evakuimin si një “operacion anti-terrorizmit”, transmeton Indesonline.


Një zëdhënës i policisë konfirmoi se një operacion i policisë është duke u zhvilluar në këtë zonë, por nuk ka dhënë hollësi.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: