Policia greke arreston 4 shqiptarë me mbi 70 kg kanabis të papërpunuar.


Katër shqiptarët, 53 vjeç, 33 vjeç, 23 vjeç dhe 24 vjeç u arrestuan duke ecur në zonën pyjore pranë segmentit të autostradës Egnatia Siatista-Kristalopigi, afër kufirit greko-shqiptar.


Gjatë kontrollit policor u sekuestruan 70 kg e 786 gr kanabis i papërpunuar dhe 6 celularë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.


Gjatë operacionit policia greke ka identifikuar dhe kapobandën që organizoi dhe transportin, një 34 vjeçar shqiptar me preçedencë penale në Greqi, person në kërkim. Droga u zbulua e paketuar në 68 thasë.

(BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri