Kriza me emigrantët ka detyruar policinë e tre vendeve, Maqedonisë, Greqisë dhe Serbisë të ulen në një takim të përbashkët në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.

Takimi është iniciuar për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e deritanishme, ndërkohë që emigrantët kërkojnë të vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendim final, pasi takimi vijon ende. Jozyrtarisht mësohet se policia kërkon një kalim të kontrolluar të emigrantëve, por deri tani secili shtet ia ka hedhur fajin shtetit tjetër.

Maqedonia ka akuzuar Greqinë se i lëshon qëllimisht emigrantët në kufi me Maqedoninë, kurse këta të fundit tentojnë që t’i pengojën ata të futen në Maqedoni. Gjatë ditëve të fundit ka pasur probleme, si dhe rrahje fizike mes emigrantëve dhe policisë. Ndërkohë mediat raportojnë se Policia ka lejuar 1500 emigrantë të hyjnë në Maqedoni. Emigrantët janë mbledhur në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli duke pritur trenin drejt Serbisë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb