Policia greke ka sekuestruar një sasi droge dhe arsenal armesh. Forcat policore pasi kanë ndjekur dy automjete qe vinin nga kufiri me Shqipërinë, i kanë ndaluar ato në Selanik, në një zonë bujqësore, ndërkohë që njëri prej shoferëve, një 34-vjeçar shqiptar është larguar nga vendi i ngjarjes.


Ndërkohë, në mjetin tjetër u arrestuan dy shqiptare, 25 dhe 32 vjeç.


Gjate operacionit u sekuestruan 33 kg 140 gram marijuane, 4 kallashnikove, 1 armë automatike PMK, 3 pistoleta, 8 krëhera, 267 fishekë, 2025 euro, 5 celulare, 6 karta SIM, 1 sprajt me piper si dhe 2 automjete.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: