Një shqiptar tenton t’i largohet policisë greke, përplas disa automjete të policisë dhe në tentativë për t’u larguar, përplaset fizikisht me ta.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia greke pikasi 3 automjete, njëri prej të cilëve me targa shqiptare në Selanik. Një prej mjeteve, me drejtues shqiptarin 34-vjeçar tentoi të largohej duke kryer manovra e duke përplasur policinë.

Brenda mjetit policia gjeti 1 kg marijuanë, ndërsa në banesën e drejtuesit edhe 25 kg të tjera. Atij iu sekuestruan edhe 4 çanta që transportohej droga nga kufiri, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë. Në pranga ranë dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve, 44 dhe 50-vjeç.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb