TIRANË

Ministri i Brendshëm  Sandër Lleshaj përmes një statusi në rrjetin social  “Twitter” shkruan se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.

Ministri shkruan mes tjerash se studentët do të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit pas një sërë trajnimesh, të cilat do të kryhen nga Akademia  e Sigurisë. Kjo nismë sipas Lleshaj, i hap rrugë  pasurimit të Policisë së Shtetit me ekspertë të rinj dhe një të ardhme më premtuese.

“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici”,  shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb