Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është lënduar në këmbë gjatë protestës së tensionuar, e cila po mbahet në Tiranë.
Kur policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit te sheshi Uilson, Bardhi është lënduar në këmbë.
Opozita ka protestuar sot, duke bllokuar pesë akse kryesore në kryeqytet. Protesta është në vazhdimësi të mosbindjes civile të opozitës së vendit.
PD ka bllokuar rrugën përpara Bashkisë, Rrugën e Elbasanit, Zogun e Zi, sheshin Uilson dhe Pallatin me Shigjeta. Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike, që të organizojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vitin 2025.
(Balkanweb)