SHKODËR

Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama kalon Urën e Spatharit në Vaun e Dejës për të shkuar në Shkodër e Malësi të Madhe ku do të zhvillojë një aktivitet në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Policia ka larguar protestuesit që kishin zënë rrugën për të lejuar eskortën e kryeministrit Rama të kalonte dhe të vijonte drejt Shkodrës e më pas Malësisë së Madhe.

Ndërkohë, të tjerë protestues kishin dalë në urën e Bahcallëkut ku kanë djegur edhe goma për të mos lejuar kryeministrin. Policia ka shuar zjarret dhe protestuesit janë shpërndarë.

AXHENDA E KRYEMINISTRIT
Ora ‪11:00-‬ Inspektim i punimeve të sheshit të Bajzës
0ra ‪11:30-‬ Inspektim i Fermës Kosan (prodhim i bimëve medicinale) dhe takim me banorët e Malësisë së Madhe
Ora ‪13:00-‬ Inspektim i punimeve të Gjimnazit “Sherif Hoxha” dhe shkollës “Abdyl Bajraktari” në Koplik
Ora ‪13:30-‬ Drekë me prodhuesit e zonës në Vrakë
Ora ‪16:00‬- Inspektim i zyrave të ADISA Shkodër
Ora ‪16:30-‬ Inspektim i punimeve të godinës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër
Ora ‪17:00-‬ Eventi i “Bashkia që duam”, sheshi para Teatrit Migjeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb