MALLAKASTËR

Policia e Shtetit duket se i ka marrë radhë drejtuesit vendorë të opozitës. Pas atij të Lezhës policia ka kallëzuar kreun e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme'”, njofton policia.

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb