DURRËS

Policia e Durrësit ka dhënë informacione zyrtare për drogën e kapur mbrëmjen e sotme në Port. Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi prej 2 kg e 160 gram heroinë, ndërkohë që mungojnë detajet për poseduesin e drogës apo dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm.

NJOFTIMI
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb