Shqiptarët vijojnë të jenë problematikë në Itali. Një tjetër arrestim është kryer ditën e sotme, kësaj here bëhet fjalë për armëmbajtje pa leje, por pistoleta e gjetur është përdorur në një vjedhje me dhunë.

Policia italianë bën me dije se gjatë një kontrolli në një makinë me qira në Lizzanello, u zbulua një armë e fshehur, e cila ishte përdorur në një grabitje në Squinzano në vitin 2023.

I arrestuari është një 35-vjeçar shqiptar, emri I të cilit nuk bëhet i ditur nga policia pasi po hetohet nëse arma është përdorur nga ai në vitin 2023 apo nga një persona tjetër dhe 35 vjeçari ka blerë vetëm armën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb