Policia në Torino ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 100 kg marijuanë, teksa ka arrestuar trafikantët. Në pranga ranë dy persona: një shtetas italian (44 vjeç), i lindur në Romë dhe banues në Asti, si edhe një shtetas shqiptar (38 vjeç), banues në Piemonte.

Sipas mediave italiane, droga ishte e vendosur në qese të kuqe, të fshehura në ndenjëset e pasme të makinës tip “Ford C Max”, me të cilën udhëtonin dy personat e arrestuar.

Cover 1
Cover 1

Ishin agjentët e policisë, të cilët në atë kohë ishin të angazhuar në një tjetër shërbim, që vunë re lëvizjet e dyshimta të mjetit, pasi panë patrullën e policisë.

Shoferi (i cili më vonë u zbulua se ishte shtetasi italian) ishte i shqetësuar nga kalimi i rastësishëm i patrullës dhe ndryshoi drejtim, kështu agjentët vendosën që t’i ndiqnin.

Ata mundën t’i ndalojë dy personat në rrugën “Lancia”, në banesën e shqiptarit. Pas kontrollit në banesë, u gjendën edhe tre peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Menjëherë autoritetet nisën hetimet që të gjurmojnë bashkëpunëtorët e mundshëm dhe “rrjetin” që ndihmoi dy trafikantët në transportin e drogës.

“Ishte një aksion i lindur pothuajse aksidentalisht, pas intuitës hetimore të disa oficerëve të policisë që shfrytëzuan manovrat e dyshimta të një ndërlidhësi droge”-shpjegon udhëheqësi i Skuadrës së Policisë së patrullës, Marco Martino.

Droga, e cila vlen rreth 300,000 euro me çmim shumice dhe pothuajse 1 mln euro në shitje me pakicë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: