ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar, rezident në Valdarno, në Arezzo është arrestuar nga karabinierët e San Giovannit për posedim dhe shpërndarje droge.

Sipas mediave italiane, policia e ka kapur shqiptarin teksa i jepte një dozë kokainë 0.5 gram një 38-vjeçareje italiane, rezidente e zonës.

43-vjeçari kishte me vete 2 doza kokaine, gjithsej 1.2 gram. Ndërkohë që pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur edhe 11 gram kokainë si dhe një peshore elektronike për peshimin e drogës.

I arrestuari u dërgua në dhomën e sigurisë të stacionit San Giovanni Valdarno, duke pritur për procesin gjyqësor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb